161 qytete kineze kanë raportuar për rënie të densitetit të PM 2.5, të cilat janë grimca përgjegjëse për ndotjen e ajrit në Kinë.
Zëvëndësministri i Mjedisit i Kinës Wu Xiaoqing tha të hënën se PM 2.5, ose grimcat me më pak se 2.5 mikronë në diametër, ranë 17.4 për qind gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Ministri ia atribuoi rënien standardit të ri për mbrojtjen e mjedisit, prezantuar në vitin 2012.
Standardi i ri shtoi PM 2.5 dhe ozonin në listën e ndotësve të ambjentit, që autoritetet monitorojnë për të përcaktuar cilësinë e ajrit të një rajoni.
Wu thaksoi gjithashtu se Kina ka trajtuar rreth 1,800 raste mbi ndotjen e mjedisit nga janari deri në korrik të këtij viti.(Raela)