PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, 34 refugjatë humbën jetën pas fundosjes së anijes
2015-09-14 10:39:01 CRI Komenti juaj Printoni

Mbytja e një anijeje me refugjatë në ujërat detare të Greqisë ka shkaktuar vdekjen e 34 njerëzve, duke përfshirë 15 fëmijë, njoftoi të dielën Roja Policore Bregdetare.

Po të dielën, një anije që transportonte refugjatë nga Turqia u mbyt afër ishullit grek Farmakonisi, 350 kilometra në juglindje të Athinës. Të mbijetuarit thanë se në anije kishte afro 120 njerëz. Roja Policore Bregdetare e Greqisë po vazhdon operacionin e shpëtimit.

Sipas qeverisë greke, këtë vit, afro 230 mijë refugjatë dhe emigrantët kanë hyrë në Greqi, 80% e të cilave sirianë që i largohen luftës.

Sipas të dhënave të OKB-së, në 8 muaj të këtij viti, mbi 300 mijë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Europë, duke kaluar Mesdheun. Mbi 2500 njerëz kanë humbur jetën nga aksidentet e ndryshme gjatë udhëtimit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China