PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parlamenti shqiptar miraton Aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2015 (ATSH)
2015-09-11 10:50:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 74 vota pro dhe 23 kundër pas më shumë se 10 orësh debate, Aktin Normativ për disa ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2015, përmes së cilit qeveria planifikon uljen e të ardhurave. Rishikimi i buxhetit u kritikua nga opozita, sipas së cilës, më shumë se nevoja për ndryshimin e buxhetit nevojitet ndryshimi i modelit qeverisës.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani mbrojti aktin normativ të qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe për t'iu përshtatur ndarjes së re të territorit. Akti Normativ parashikon shkurtimin e të ardhurave me mbi 16 miliardë lekë. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China