PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadorja e Kinës takon kryebashkiakun e Tiranës
2015-09-11 10:05:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri zonja Jiang Yu u takua të mërkurën në bashkinë e Tiranës me kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin pasi e uroi për detyrën e re i përcolli përshëndetjen e homologut të Pekinit. Jiang Yu u shpreh se Pekini dhe Tirana ruajnë një histori të gjatë miqësie dhe qysh nga viti 2008 janë shtuar kontaktet dhe bashkëpunimi midis dy bashkive. Ky bashkëpunim ka nxitur forcimin e miqësisë midis Kinës dhe Shqipërisë, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadorja Jiang Yu i shprehu zotit Veliaj vlerësim lidhur me masat e marra në drejtim të mjedisit dhe të ndërtimeve, pas ardhjes në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Nga ana e tij kryebashkiaku Veliaj theksoi se vitet e fundit, Tirana dhe Pekini kanë zhvilluar shkëmbime dhe bashkëpunime të shumëllojshme dhe premtoi nxitjen e mëtejshme të kontakteve miqësore midis dy kryeqyteteve, për të dhënë një ndihmesë të re në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës.

Ambasadorja Jiang Yu i shprehu zotit Veliaj disa mendime lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Pekinit dhe Tiranës, duke garantuar dhe mbështetjen e Ambasadës që drejton. (Du/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China