PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tibet, Dalai Lama nuk mund të ndryshojë rolin e qeverisë qendrore
2015-09-07 09:40:02 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze në Tibet mbrojtën rolin e qeverisë qendrore në sistemin budist tibetian të ringjalljes.

Zyrtari i Partisë Komuniste në Tibet, Norbu Dondup, tha se Dalai Lama nuk mund të ndryshojë të drejtën e qeverisë qendrore për të konfirmuar ringjalljen e re.

Ai shtoi se qeveria i kushton rëndësi të madhe sistemit të ringjalljes, e cila që prej dinastisë Qing është afirmuar dhe rregullohet nga qeveria qendrore.

Rregullorja aktuale në sistemin e ringjalljes është e përshkruar qartë në një dokument të lëshuar nga Administrata Shtetërore e Çështjeve Fetare në vitin 2007.

Zyrtari vendor po i përgjigjej një interviste të Dalai Lama-s të 14 për 'New York Times' i cili thoshte se duket sikur "Partia Komuniste e Kinës pretendon të dijë më shumë për sistemin e ringjalljes se sa vetë Dalai Lama." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China