Në librin e bardhë të publikuar të dielën nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës me titull "Praktika e suksesshme e politikës së qeverisjes autonome rajonale të kombësive në Tibet", vihet në dukje se, me zbatimin e politikës së qeverisjes autonome rajonale të kombësive, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Tibetit është ngritur pandërprerë në një nivel të ri. Po ashtu është rritur edhe niveli i modernizimit e janë siguruar efektivisht të drejtat e jetesës dhe të zhvillimit të banorëve lokalë.
Në Librin e Bardhë theksohet se vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të Tibetit është shtuar nga 327 milionë juanë në vitin 1965 në 92.8 miliardë juanë në vitin 2014, duke u rritur 281 herë. Pas vitit 1994, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të Tibetit ka pasur rritje të vazhdueshme, me një mesatare vjetore prej 12.4 %.
Në Librin e Bardhë thuhet gjithashtu se është formuar në përgjithësi sistemi i integruar i transportit rrugor, hekurudhor e ajror dhe tashmë komunikacioni në këtë rajon është shumë i përshtatshëm. Deri në fund të vitit 2014, gjatësia e përgjithshme e autostradave në tërë Rajonin Autonom të Tibetit arriti në 75 mijë kilometra. Po ashtu është krijuar gradualisht edhe sistemi i telekomunikacionit kabllor, satelitor dhe i rrjetit. (Vera)