PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parada, parakalon formacioni më i madh i rojave të nderit
2015-09-03 11:44:16 xinhua Komenti juaj Printoni

Në paradën ushtarake me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, parakaluan në sheshin "Tienanmen" edhe 207 anëtarë të Rojës së Nderit, duke përbërë formacionin më të madh të rojave të nderit në historinë e vendit.

Në këtë formacion janë përfshirë për herë të parë edhe 51 anëtare femra. Nga rreshti i parë në të fundit janë përkatësisht pjesëtarë të rojave të nderit të forcave tokësore, detare dhe ajrore.

Gjatë 60 vjetëve të krijimit, Roja e Nderit ka kryer me sukses mbi 3800 misione, duke fituar titullin "Shembull ushtarak" të dhënë nga Komisioni Qendror Ushtarak. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China