PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, trupat e 17 vendeve morën pjesë në paradën e Ditës së Fitores
2015-09-03 11:26:23 xinhua Komenti juaj Printoni


 trupat e Laosit

Kuadratet me trupat përfaqësuese nga 17 vendeve të 5 kontinenteve morën pjesë të enjten në parakalimin e Ditës së Fitores në Pekin. Kjo është hera e parë që Kina fton trupa të huaja të marrin pjesë në paradën ushtarake.

Bjellorusia, Kuba, Egjipti, Kazakistani, Kirkizistani, Meksika, Mongolia, Pakistani, Serbia, Taxhikistani dhe Rusia dërguan në parakalim trupat e tyre ushtarake, secili prej 75 vetash.

Ndërkohë, Afganistani, Kamboxhia, Fixhi, Laosi, Vanuatu dhe Venezuela dërguan në parakalim trupat përfaqësuese, prej 7 vetash.

Kuadratet me trupat përfaqësuese, të veshur me uniforma ushtarake, parakaluan sheshin Tiananmen të mbushur me frymë, duke pasqyruar traditën dhe figurën e mirë të ushtrive të vendeve të ndryshme.

Pas mbërritjes në Kinë, oficerë e ushtarë të huaj zhvilluan stërvitje intensive, duke u mësuar me klimën e mjedisin në Pekin. Pavarësisht nga vështirësitë në stërvitje, çdo pjesëmarrës i huaj në parakalim ruajti gjendjen e mirë shpirtërore. (Wang Lei/Leftion Peristeri)



Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China