PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Formacioni ajror i mbrojtjes së flamujve kalon mbi "Tienanmen"
2015-09-03 11:12:31 xinhua Komenti juaj Printoni

Në Pekin po zhvillohet parada ushtarake me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore. Parada nisi pas inspektimit të trupave nga kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping. Parada nis me kalimin mbi sheshin "Tienanmen" të formacionit ajror me flamurin kombëtar të Republikës Popullore të Kinës dhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Formacionin e drejton nga avioni gjenerali Tao Binlan.

6 helikopterë mbrojnë flamurin kombëtar dhe flamurin ushtarak. 20 helikopterë formojnë numrin 70, duke simbolizuar 70-vjetorin e Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, si dhe rrugën e re të ringjalljes së kombit kinez, që ka kaluar nëpër tymin e luftës. Kjo është hera e parë që përdoret elementi i formimit në ajër të numrit përkujtimor gjatë një parade ushtarake në Kinë.

Në fund të formacionit, 7 avionë stërvitorë lëshojnë 7 vija tymi me ngjyra, çka simbolizon rrugën e kombit kinez nga e kaluara e trazuar me luftëra në të ardhmen me paqe.(Jiang Lei/Artan Goga)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China