Presidenti kinez Xi Jinping u takua me udhëheqës të tjerë të huaj që ndodhen në Pekin për të kujtuar Ditën e Fitores.
Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye është një prej tyre. Gjatë takimit, Xi Jinping përshëndeti bashkimin midis popullit kinez dhe atij korean në luftën kundër forcave japoneze.
Ai gjithashtu bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe bërthamore.
Xi Jinping zhvilloi bisedime dhe me presidentin pakistanez Mamnoon Hussain. Të dy kanë biseduar për bashkëpunimin në zonat industriale të Pakistanit.
Në të njëjtën kohë, Xi Jinping tha se Kina do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Pakistanit në ruajtjen e sigurisë kombëtare.
Presidenti kinez është takuar edhe me udhëheqës nga Timori Lindor, Bjellorusia, Taxhikistani, Kirgistani dhe Uzbekistani. (Leftion Peristeri)