PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, masa të tjera për kontrollin e tregut financiar
2015-09-03 09:19:55 CRI Komenti juaj Printoni

Bursa e Produkteve Financiare me Kontrata me Zbatim të Ardhshëm e Kinës (CFFE) publikoi të mërkurën një sërë masash për kontrollin më rigoroz të tregut financiar, me qëllim që të frenojë më tej spekulimet dhe të rregullojë funksionin normal të tregut.

Pak kohë më parë, CFFE-ja shpalli zbatimin e tre politikave në këtë drejtim: rritja e marzhit të tregtimit dhe e tarifave të transaksionit, si dhe ulja e vëllimit ditor të tregtimit. Por edhe pas zbatimit të këtyre masave, në treg ka mbizotëruar një atmosferë e theksuar spekulimi.

CFFE-ja ka deklaruar se, pas zbatimit të politikave të reja, do të vazhdojë të forcojë mbikëqyrjen e rreziqeve e tregut dhe kontrollin e transaksioneve, për të penguar spekulimin e tepruar. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China