Monday  Mar 31th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me Putin
2015-09-03 09:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua pasditen e së martës me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Pekin për pjesëmarrjen në aktivitetin përkujtimor të Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Anti-fashiste Botërore.

Li Keqiang tha se Kina është e gatshme për forcimin e lidhjeve me Rusinë mes strategjive të zhvillimit dhe propozimeve të bashkëpunimit, dhe të shtojë bashkëpunimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, të ruajë fitoren e Luftës Anti-fashiste Botërore dhe drejtësinë ndërkombëtare si dhe të nxitë paqen, stabilitetin dhe lulëzimin e dy vendeve, të Euro-Azisë dhe mbarë botës.

Putini nga ana e tij u shpreh se Rusia dhe Kina mbajnë të njëjtin qëndrim mbi çështjet kryesore ndërkombëtare, si ruajtja e fitores së Luftës Anti-fashiste. Rusia ka besim të plotë për ekonominë kineze dhe bashkëpunimin Kinë-Rusi dhe është e gatshme të çojë përpara projektet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, aviacionit, petrokimisë etj. Rusia do të përgatitet me seriozitet për takimin dypalësh në rang kryeministrash dhe beson që kjo do të nxitë fuqimisht bashkëpunimin pragmatik mes dy vendeve.(Jiang Lei)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China