PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, mbahet ceremonia e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore
2015-09-03 10:17:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 10 të së enjtes sipas orës së Pekinit, nisi në sheshin Tiananmen ceremonia përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Anti-fashiste.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang shpalli hapjen e ceremonisë.

Në sheshin Tiananmen u lëshuan 70 të shtëna topi, në shenjë nderimi të 70-vjetorit të fitores së Luftës.

Përgjatë Bulevardit Changan, trupat e avionët e forcave tokësore, detare dhe ajrore janë në gatishmëri për parakalimin historik.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe liderë të huaj, përfaqësues të qeverive e vendeve të tjera dhe përgjegjës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi angazhimin për zhvillimin paqësor të Kinës gjatë fjalimit të tij me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez.

Presidenti Xi e mbajti fjalimin e tij para fillimit të paradës së madhe ushtarake në sheshin "Tiananmen" të Pekinit, për të kremtuar Ditën e Fitores të Kinës.

"Sot është një ditë që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e popujve të mbarë botës. Si sot 70 vjet më parë, populli kinez, pas një lufte të vendosur 14-vjeçare, arriti një fitore madhështore në luftën e vet të rezistencës kundër agresionit japonez, duke shënuar fitoren e plotë të Luftës Antifashiste Botërore. Në atë ditë, bota u bekua përsëri me dritën e paqes," u shpreh kreu i shtetit kinez.

Xi Jinping-u theksoi se fitorja e Kinës u arrit me sakrifica të madhe, duke shtuar se mënyra më e mirë për të nderuar ata që vdiqën në luftë është të bëhet e mundur që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Ai theksoi se Kina do të vazhdojë zhvillimin paqësor, për të mirën e paqes në botë:

"Ne kinezët e duam paqen. Pavarësisht se sa e fortë mund të bëhet, Kina kurrë nuk do të kërkojë hegjemoni dhe ekspansion. Ajo kurrë nuk do t'ia shkaktojë vuajtjet e saj të së shkuarës ndonjë kombi tjetër."

 Në paradë do të marrin pjesë rreth 12 mijë ushtarakë e ushtarake në shërbim, si edhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore dhe familjarë të tyre. Edhe 17 kontingjente të huaja do të jenë pjesë e paradës.

Përveç udhëheqësve kinezë, parada do të ndiqet edhe nga liderë botërorë, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon.  (Artan Goga)


Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China