Në prag të 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë, ambasadorja e Kinës në Bashkimin Evropian Yang Yanyi botoi një artikull ku thuhet se përkujtimi i Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe i Luftës Botërore Anti-fashiste është projektuar për të kujtuar historinë dhe për krijimin e një të ardhmeje të bukur.
Yang Yanyi shtoi se Lufta e Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe Lufta Botërore Anti-fashiste para mbi 70 vjetëve ishin lufta e njerëzimit kundër së keqes dhe errësirës. Në përballim të luftës brutale të nisur nga fashizmi dhe të shkatërrimeve të papara ndaj qytetërimeve njerëzore, populli kinez u bashkua me paqedashësit e mbarë botës, luftuan në beteja të përgjakshme për shumë vite dhe arritën më në fund fitoren e madhe në këtë luftë.
Yang Yanyi shtoi se një nga shkaqet kryesore të nisjes së luftës agresive ndaj Kinës nga Japonia ishte politika e paqes e disa vendeve ndaj Japonisë. Pas mbi 70 vjetësh, vendet e ndryshme duhet të nxjerrin mësime nga historia për të shmangur kërcënimet ndaj paqes. (Fani)