PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Japonia duhet të dëgjojë thirrjet e drejta të banorëve
2015-09-02 09:39:07 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka shqyrtuar protestat e fundit jashtë parlamentit japonez fundjavën e kaluar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying thotë se ka ardhur koha që administrata e Abe-s të dëgjojë zërin e banorëve.

"Shpresojmë që qeveria japoneze do të dëgjojë thirrjet e drejta të banorëve, të nxjerrë mësime nga historia, t'i përmbahet paqësisht zhvillimit, të veprojë me maturi në sektorin e sigurisë ushtarake si dhe të bëjë më shumë gjëra në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal."

Rreth 120 mijë persona protestuan të dielën jashtë Parlamentit japonez, kundër ligjit të ri, që do t'i lejojë ushtrisë të dislokohet edhe jashtë vendit.

Nëse ligji i ri miratohet edhe nga Dhoma e Lartë nënkupton përdorimin e trupave ushtarake për të mbrojtur edhe aleatët nga ndonjë sulm i mundshëm.

Në të njejtën kohë, pala kineze ka hedhur poshtë kundërshtimet e Japonisë për pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në festimet e "V-Day" më 3 shtator, në Pekin.

Ministria e Jashtme njoftoi se në paradën ushtarake të së enjtes do të marrin pjesë 30 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme të botës. (AlBaNa)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China