Wednesday  Apr 2th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, shpërthejnë përleshjet për statusin special të rajoneve lindore
2015-09-01 10:26:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën një person u vra dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve jashtë ndërtesës së Parlamentit ukrainas në Kiev.

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës Arsen Avakov tha se disa persona janë në gjendje kritike.

"Aktualisht, 122 persona u plagosën dhe ndodhen në spital. Një gardist 24-vjeç, me origjinë nga qyteti Kherson, vdiq. 12 persona janë në kirurgji në Spitalin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa 7 i janë nënshtruar operacionit. Disa prej tyre janë në gjendje serioze për jetën dhe një është në gjendje kome."

Demonstratat nga mbështetësit pro-ukrainas organizohen para votimit nga parlamenti pëe dhënien e statusit special të rajoneve lindore , Luhansk dhe Donetsk të dominuara nga prorusët.

Decentralizimi i pushtetit është pjesë e marrëveshjes së paqes, arritur në Minsk, që synon dhënien fund të rebelimit të separatistëve në Lindje të Ukrainës. Lufta e deritanishme ka shkaktuar afro 7 mijë viktima qysh nga prilli i vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma deputetëve në Parlamentin e Ukrainës kanë miratuar paraprakisht ndryshimet e propozuara nga presidenti Petro Poroshenko.

Votimi përfundimtar do të zhvillohet gjatë sesionit të vjeshtës të parlamentit, që fillon të martën. (Wang Lei)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China