Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar bisedime me një numër udhëheqësish të huaj, që kanë mbërritur në Kinë për të marrë pjesë në Paradën e Ditës së Fitores.
Gjatë takimit me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Xi Jinping shprehu vlerësim për ndihmën që ish-Bashkimi Sovjetik i ka dhënë Kinës gjatë luftës.
Z. Xi u takua gjithashtu edhe me presidentin e Laosit Choummaly Sayasone, mbretin e Kamboxhias Norodom Sihamoni dhe presidentin serb Tomislav Nikoliç.
Rreth 30 krerë shtetesh, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye, do të marrin pjesë në paradën ushtarake që do të zhvillohet të enjten në mëngjes në Pekin. (Artan Goga)