PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, parada e 3 shtatorit nuk i kundërvihet ndonjë vendi tjetër
2015-08-28 15:33:16 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 国防部---Guó fáng bù---Ministria e Mbrojtjes 

Ministria e Mbrojtjes e Kinës shfrytëzoi konferencës e shtypit të së enjtes për të sqaruar çështje që lidhen me përgatitjet për paradën e 3 shtatorit, rastin e përballjes së papritur të avionëve luftarakë të Kinës dhe të ShBA-së, ndërkohë zëdhënësi Yang Yujun i hodhi poshtë dhe i quajti të pabaza njoftimet se ushtria kineze kishte grumbulluar tanke në kufirin mes Kinës dhe Koresë së Veriut.

Deri tani, 49 vende dhe 10 organizata ndërkombëtare konfirmuan pjesëmarrjen në paradën e 3 shtatorit.

Gjatë konferencës për shtyp disa media pyetën nëse prezantimi i forcave të armatosura të Kinës i kundërvihet Japonisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun:

"Kjo paradë është pjesë e aktiviteteve përkujtimore të 70 vjetorit të fitores së luftës së rezistencës së popullit kinez kundër pushtuesit japonez dhe luftës anti-fashiste botërore dhe ka për qëllim përkujtimin e historisë dhe heronjve të saj, mbrojtjen e paqes dhe krijimit të së ardhmes së ndritur. Parada nuk i kundërvihet ndonjë vendi tjetër, nuk i kundërvihet Japonisë së sotme si dhe popullit japonez. Ajo nuk ka lidhje të drejtë me marrëdhëniet aktuale kino-japoneze."

Yang Yujun bëri të ditur se në paradën e 3 shtatorit, ushtria ruse do të parakalojë e fundit.

"Duke marrë parasysh radhën e prezantimit të ushtrisë kineze në paradën ruse të 70 vjetorit të përkujtimit të fitores së luftës së madhe patriotike, ne kemi planifikuar që ushtria e Rusisë të parakalojë e fundit."

Në konferencën e shtypit, zëdhënësi Yang Yujun mohoi thashethemet mbi grumbullimin e shumë tankeve kineze në kufiri kino-verikorean, të përhapur së fundi në internet.

"Raportimi që i referoheni nuk përputhet me faktet dhe nuk ka asnjë bazë. Gjendja në kufirin kino-verikorean është përgjithësisht e qëndrueshme. Roja kufitare kineze është në gjendje normale gatishmërie të luftës dhe stërvitjes ushtarake."

Në këtë konferencë të shtypit, zëdhënësi Yang Yujun prezantoi edhe negociatat mes Kinës dhe ShBA-së për rregullat e përballjes së papritur të avionëve luftarakë të të dy ushtrive. Ai tha se në nëntorin e vitit të kaluar, Ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit mbi "dy sistemet besimit reciprok". Këto janë dy sisteme të hapura, sfera dhe fusha efektive e të cilave mund të zgjerohet nëpërmjet shtojcave, në bazë të konsultimit.

Që nga sivjet, Kina dhe ShBA-ja zhvilluan shumë raunde diskutimesh dhe ranë dakord mbi "standardet e veprimeve të sigurta për përballjen e papritur" dhe "njoftimet për krizat ushtarake", të cilat kanë pasur zhvillim pozitiv.

Përveç kësaj, ai bëri të ditur se pikat e takimit në kufirin kino-indian janë shtuar deri në 5, për të shmangur gjykimet e gabuara.

"Sipas marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, palët do të vendosin pika takimi në rajone të ndryshme të kufirit kino-indian. Deri tani, kjo punë po vijon me sukses. Numri i pikave të takimit është shtuar deri në 5 nga 3 që ishte më parë. Vendosja e pikave të takimit kufitar mund të favorizojë forcimin e bashkërendimit, shtimin e besimit reciprok dhe shmangien e gjykimeve të gabuara mes dy ushtrive kineze dhe indiane."

Ministria e Mbrojtjes e Kinës publikoi gjithashtu të enjten njoftimet mbi zhvillimin e tre manovrave të përbashkëta mes Kinës dhe vendeve të tjera, midis tyre edhe manovra e përbashkët me Malajzinë në ngushticën e Malaccas, planifikuar për tremujorin e tretë të shtatorit. Kjo është manovra e parë ushtarake praktike mes Kinës dhe Malajzisë.

Përveç kësaj, më 27 gusht, forcat tokësore të Kinës, Australisë dhe të ShBA-së mbajtën stërvitjen e përbashkët trepalëshe në Australi. Më 20 shtator, Kina dhe Australia do të organizojnë stërvitjen e përbashkët. Tema e stërvitjes është mbijetesa e trupave tokësore në kushte të jashtëzakonshme. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China