Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi takoi në Pekin kreun e programit bërthamor të Iranit.
Zv./presidenti iranian, Ali-Akbar Salehi, njëherësh kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha se ai shpreson të shohë Kinën të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj në zbatimin e marrëveshjes së re bërthamore.
Nga ana e tij, Wang Yi thotë se Kina do ta ndihmojë Iranin të mbrojë të drejtat e tij për zhvillimin e energjisë bërthamore civile.
Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka qenë ndër vendet e para të përfshira në negociata për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. (Leftion Peristeri)