PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mbyll 300 uebsajte për mashtrim në internet
2015-08-27 09:49:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze raportojnë mbylljen e rreth 300 uebsajteve pas një fushate gjashtëmujore kundër mashtrimeve në internet.

Rreth një milion llogari në rrjetet sociale janë nxjerrë jashtë linjës, ndërsa janë fshirë 9 milionë komente të paligjshme.

Jiang Jun i Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, thotë se kjo fushatë tani do të kthehet në rutinë.

"Ne jemi duke e kthyer mbylljen e rrugëve të mashtrimit në internet dhe fshirjen e postimeve të paguara në rutinë. Jemi duke ndërtuar një mekanizëm për denoncimin dhe ankesat si dhe një mekanizëm mbrojtjeje për kompanitë të cilat dëmtohen nga ky proces. "

Mashtrimi në internet thuhet të jetë kthyer në një praktikë të zakonshme midis kompanive të internetit të Kinës.

Vitin e kaluar botuesi dhe kryeredaktori i uebsajtit '21st Century Business Herald' u arrestuan pasi i detyronin kompanitë të paguanin para për të shmangur raportimet negative. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China