Fjala kyeçe: 阅兵---Yuè Bīng---Parade
20150824parade |
Me afrimin e 70 vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez dhe luftës anti-fashiste botërore, qarqet e ndryshme të Kinës dhe të huaja i kushtojnë vëmendje të madhe përgatitjes së paradës ushtarake. Sipas zv-drejtorit të përhershëm të ekipit drejtues të paradës, zv-shefi i shtabit të përgjithshëm Wang Shun bëri të ditur se në paradën e "3 shtatorit" do të marrin pjesë 50 ekipe me 12 mijë vetë. Të gjitha pajisjet që do të parakalojnë në paradë përfaqësojnë armët moderne të ushtrisë kineze, 84% e të cilave jprezantohen për herë të parë. Aktualisht përgatitjet për paradën janë në kulmin e tyre.
Njoftohet se Parada e 3 shtatorit do të drejtohet në 3 nivele, nga grupi drejtues i paradës, shtabi i përbashkët i paradës dhe shtabi i përbashkët i ekipeve të paradës. Wang Xun flet për organizimin e paradës :
"Gjatë paradës do të parakalojnë 50 kuadrate ndër të cilët 2 të përbëra nga veteranë të luftës, 11 kuadrate të forcave të këmbësorisë, 27 pajisje armatimesh, forca të muzikës dhe korit, përfshirë 10 mijë pjesëmarrës, qindra pajisje dhe mbi 100 avionë. Shumica e pajisjeve të paradës janë armë moderne të ushtrisë kineze por do të marrin pjesë dhe përfaqësues të ftuar nga 10 vende të botës. "
Sipas planifikimit të përgatitjeve të paradës, atë janë ndarë në 4 faza: stërvitjet bazeë stërvitjet e përforcuara, stërvitjet e shumëllojshme dhe stërvitjet e përgjithshme të parakalimit. Tashmë po zhvillohet faza kyçe e parakalimit. Wang Xun shprehet se cilësia e përgatitjeve është në nivel më të lartë se sa ishte parashikuar.
"Kuadratet e këmbësorisë kanë realizuar me sukses provat për qëndrim të palëvizus dhe ecje sipas standardeve të parakalimit në 1000 metra. Janë përllogaritur gabimet e parakalimit të pajisjeve brenda 0.3 sekondash dhe atë të pozicionimit në 10 centimetra."
Wang Xun thekson se në këtë paradë janë përdorur metodat e reja të stërvitjes dhe mënyra të përparuara teknike si pozicionimi, navigacioni me satelitit etj.
"Është përdorur sistemi i videos nga distanca e lartë, që mbikqyr stërvitjet e ekipeve në rajone të ndryshme, për të zbuluar dhe korrigjuar problemet përkatëse, duke kursyer shpenzimet financiare dhe njerëzore. Sistemi teknik i pozicionimit me satelit ka rritur saktësinë e stërvitjes në centimetra. Organizimi i parakalimit nëpërmjet sistemit elektronik ka rritur efikasitetin e stërvitjes."
Sipas Wang Xun-it, në këtë paradë për herë të parë do të shfaqen 4 elemente.
"Për herë të parë në këtë paradë do të marrin pjesë veteranë të luftës anti-japoneze, duke paraqitur rëndësinë historike të aktiviteteve përkujtimore. Gjithashtu për herë të parë janë ftuar forca të huaja për të marrë pjesë në paradë, të cilat do të paraqisin fitoren ndërkombëtare të luftës anti-fashiste. Për herë të parë do të paraqiten ekipe sipas sistemit të luftës, si dhe do të jetë një gjeneral si drejtues i parades."
Nga mbrëmja e 22 gushtit deri në paraditën e 23 gushtit, në rajonet e Tian'anmen-it dhe Bulevardin Chang'an është organizuar prova e parë e parakalimit për paradën e 3 shtatorit.
Siç njoftohet në këtë parakalim morën pjesë veteranë të luftës kundër pushtimit japonez, përfaqësues të mbi 10 vendeve si Rusia, Kazakistani, Mongolia etj. Mbi 10 mijë ushtarë, mbi 500 pajisje dhe afro 200 avionë morën pjesë në provat e parakalimit, të cilat u ndoqën nga një publik prej 35 mijë vetësh .
(Xu Guang)