Pas misionit të shoqërimit të lundrimit në Gjirin e Adenit dhe në zonën detare të Somalisë, të dielën, kontigjenti i 20-të i formacionit shoqërues të Forcave Detare të Kinës filloi turneun botëror.
Mësohet se gjatë 5 muajve të ardhshëm, një formacion anijesh të Kinës do të lundrojë në Oqeanin Indian, Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor dhe do të vizitojë Sudanin, Egjiptin, Danimarkën, Finlandën, Suedinë, Poloninë, Portugalinë, SHBA-në, Kubën, Meksikën, Australinë, Timorin Lindor, Indonezinë etj. Gjatësia e udhëtimit do të arrijë në mbi 30 mijë milje detare.
Gjatë turneut, formacioni i anijeve kineze do të zhvillojë shkëmbime miqësore me vendet që do të vizitojë. (Fani)/Eda Merepeza)