Kryeministri kinez Li Keqiang ka bërë thirrje për një zhvillim të shpejtë të manifakturës. Në mbledhjen e qeverisë të dielën ai tha se një nga fushat që duhet të ketë zhvillim të shpejtë është teknologjia e printimit në 3D.
"Zhvillimi i teknologjisë tridimensionale të printimit do të bëjë të mundur rritjen e sektorit të manifakturës si dhe synimin tonë për modelin e rritjes"
Në të njejtën kohë kryeministri Li Keqiang u bëri thirrje agjencive qeveritare të përmirësojnë strukturat menaxhuese. (Eda Merepeza)