Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit zhvilloi konferencë për shtyp, ku zv/drejtori i zyrës së përgatitjeve të paradës pranë Këshillit të Shtetit Qu Rui dhe zv/drejtori i Komandës së përbashkët të paradës Wang Shun prezantuan përgatitjet për Paradën e Ditës së Fitores.
Siç mësohet, në këtë paradë do të marrin pjesë 12 mijë persona dhe do të vihen në përdorim mbi 500 pajisje dhe afro 200 avione. Ushtarakët pjesëmarrës do të formojnë 50 grupe. Ndër to, 11 janë trupa të këmbësorisë, 2 grupe veteranësh, 27 grupe me pajisje të ndryshme dhe 10 grupe forcave ajrore.
Krahas këtyre, të gjitha armët dhe pajisjet që do të ekspozohen në paradë janë të prodhuara në Kinë dhe 84% prej tyre do të shfaqen për herë të parë në publik.
(Jiang Lei)