PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Varshavë, ekspozitë për 70-vjetorit e fitores së luftës kundër Japonisë
2015-08-21 15:03:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 历史---Lì Shǐ---Histori

Për të përkujtuar 70 vjetorin e fitores së luftës së Kinës kundër Japonisë dhe Luftën Antifashiste Botërore, në Varshavë të Polonisë u hap ekspozita e madhe fotografike me temë "historia si pasqyrë dhe respektimi i paqes". Ambasadori i Kinës në Poloni Xu Jian dhe nënkryetari i Shoqatës së Përbashkët të Emigrantëve të Rikthyer, Li Zhuobin, ishin në ceremoninë e hapjes.

Ekspozita është përgatitur nga Shoqata e Përbashkët e Emigrantëve të Rikthyer në Kinë dhe ajo e Ribashkimit Paqësor të Kinës. Fotografitë e ekspozuara ndahen në dy pjesë: e para zbulon krimet e ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Azi-Paqësorit dhe pjesa e dytë tregon ndihmën e kinezëve për hebraikët dhe jetën e tyre në Kinë.

 

Në ceremoninë e hapjes ambasadori Xu Jian u shpreh në fjalimin e tij, se edhe pas 70 vjetësh, megjithëse paqja dhe zhvillimi u bë fryma kryesore prirëse e historisë botërore, bota është ende e trazuar, lufta dhe dhuna janë të pranishme ndaj duhet të parandalohet ringjallja nazizmit dhe të militarizmit.

"Katastrofa e shkaktuar nga lufta na paralajmëron gjithmonë se duhet të çmojmë paqen, vetëm në paqe ne mund të ndërtojmë vendin tonë dhe një botë të begatë," tha Xu.

Ai shtoi se kjo ekspozitë ka tre nivele kuptimi:

"Siç e thashë në ceremoninë e hapjes kjo ekspozitë ka tre nivele kuptimi: Së pari atë historik, të reflektimit dhe të së ardhmes. Ne duhet të kujtomë vazhdimisht historinë dhe të rënët në luftë. Ne duhet të reflektojmë mbi luftën dhe të ndërtojmë konsensus me njëri tjetrin, ndërsa në të ardhmen ne duhet të ruajmë paqen dhe të ndërtojmë së bashku ardhshmërinë".

Kreu i Shoqatës së Ribashkimit Paqësor të Kinës, Zhao Yihua, tha se ekspozita synon tu tregojë europianëve dhe konkretisht polakëve, krimet e kryera nga ushtria japoneze në Kinë dhe vendet e tjera Azi-Paqësorit.

"Ekspozita jonë ka për qëllim t'i nxitë njerëzit të nxjerrin mësime nga historia, të çmojmë paqen. Sepse të vuajturit më të mëdhenj janë nënat dhe fëmijët. Ne duhet t'i ruajmë ata me forcën e drejtësisë, prandaj shpresoj se ne duhet të respektojmë historinë dhe të parandalojmë përsëritjen e tragjedive të tilla historike," tha .

Pasi vizitoi ekspozitën e fotografive, deputeti polak Wojciech Papis, u shpreh se ajo ka rëndësi të madhe:

"Ne nuk mund të harrojmë kurrë këtë periudhë tragjike të ndodhur 70 vjet përpara. Kina dhe Polonia kanë histori të ngjashme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Polonia ishte vendi i parë që kundërshtoi fashizmin, kurse Kina ka zhvilluar një luftë heroike kundër agresorëve japonezë. Aktualisht ne jetojmë në periudhë paqeje ndaj dhe duhet ta çmojmë atë, të zhvillojmë ekonominë, të thellojmë bashkëpunim dhe të krijojmë kushte të favorshme për popujt e të dy vendeve," tha Papis.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China