Autoritetet e Pekinit lajmëruan pezullimin e aktivitetit të shumë fabrikave dhe kantiereve të ndërtimit për paradën e 70-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Mbi 10 mijë fabrika dhe 9 mijë kantiere ndërtimi do të mbyllen në Pekin, Tianjin, Hebei, Shanxi, Mongolinë e Brendshme, Shandong dhe Henan, për 6 ditë nga 28 gushti më 4 shtator.
Mu Liang i byrosë së inspektimit të mjedisit, thotë se zbatimi i rregullores do të jetë i rreptë.
"Ne kemi përgatitur një plan emergjencash. Çdo kompani që thyen rregullat do të gjobitet me shumën maksimale që parashikon ligji."
Gjoba për thyerjen e parë të rregullit shkon deri në 100 mijë juan. (Leftion Peristeri)