PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
San Francisko, hapet muzeu monumental kinez i luftës kundër Japonisë
2015-08-17 14:44:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:纪念馆---Jì Niàn Guǎn---Muze monumental


U hap zyrtarisht në lagjen e kinezëve të San Franciskos muzeu i parë monumental i luftës së popullit kinez kundër Japonisë, me kontributin financiar të emigrantëve kinezë. Ky muze ka për qëllim të ndihmojë brezat e ardhshëm të mësojnë nga historia, ta respektojnë atë dhe të priren nga paqja.

Fjalimi i fundit kryeministrit japonez Shinzo Abe me rastin 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u kritikua gjerësisht nga opinioni publik amerikan, ndërsa studiuesit i bënë thirrje Japonisë të kërkojë ndjesë dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e luftës.

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile në San Francisko, Fangli Bangqin, tha e përlotur se pas një pune mbi një vjeçare, në ditën e përkujtimit të 70 vjetorit të dorëzimit pakushte të Japonisë, u hap zyrtarisht muzeu i parë monumental i luftës. Ajo u shpreh se si viktimë e kësaj lufte, ndjen thellësisht përgjegjësi t'ia trashëgojë faktet historike brezit tjetër.

Ky muze monumental ka për qëllim t'i transmetojë brezit tjetër atë që ka ndodhur në histori. "Le ta njohin ashpërsinë e luftës, ta respektojnë historinë dhe të çmojnë paqen. Kinezët dhe hebraikët pësuan masakrën më të madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndërsa hebraikët kanë krijuar mbi 100 muze monumentalë për të kujtuar holokaustin, Kina nuk ka asnjë muze të tillë jashtë vendit, ndërsa shumë të huaj nuk njohin fare historinë e luftës së Kinës kundër Japonisë, prandaj është shumë i nevojshëm të krijohet një muze i tillë," tha Fangli.

Ky muze, që ndodhet në qytetin e San Franciskos në një ndërtesë dykatëshe prej 1000 metrash katrore, është kontribut i zonjës Fangli Bangqin. Ajo tha se vendosja e muzeut në këtë ndërtesë me histori mbi 100 vjeçare ka shumë rëndësi dhe përputhet me kujtimet e emigrantëve kinezë.

Sipas asaj, në këtë ndërtesë ka lindur lëvizja "një tas orizi", ku të gjithë emigrantët kinezë në ShBA kursyen një tas oriz dhe mblodhën para për të blerë avionë për të luftuar pushtuesin japonez.

Gjatë 400 ditëve të ndërtimit të muzeut u grumbulluan afro 360 mijë dollarë nga kontribuues privatë, ndërkohë shumë personalitete të njohur të San Franciskos nuk u kursyen duke i kushtuar kohë dhe vëmendje ndërtimit muzeut.

Në këtë muze janë ekspozuar shumë relikte nga skuadra e aviatorëve Tigrat fluturues, të marra nga një muze i provincës Sichuan.

San Franciskoja është qytet i njohur turistik, ndërsa aktivistja Fang Li Bangqin shpreson se vizitorët e huaj do të njohin historinë e vërteta nga ekspozita.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China