Duke u përkulur përpara zjarrfikësve të rënë në krye të detyrës, kryeministri i Kinës Li Keqiang bëri homazhe të dielën për të rinjtë që humbën jetën duke luftuar me flakët që sollën shpërthime masive në depot e portit verior të Tianjin-it, duke shkaktuar deri më tani 112.
"Ata janë heronj dhe meritojnë respektin e të gjithë shoqërisë," tha Li, ndërsa vizitoi një brigat të zjarrfikësve të Tianjin-it.
Deri tani 21 zjarrfikës janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi, por ndërkohë 85 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Li tha se pavarësisht statusit të zjarrfikësve, ushtarakë apo civilë të kontraktuar, të gjithë do të gëzojnë të njëjtat nderime ndërsa faljeve do t'u jepet kompensim.
Kryeministri vizitoi edhe zjarrfikësit dhe ushtarët e angazhuar për të gjetur trupat e të zhdukurve. "Kur jeta e njerëzve është në rrezik, ju shkoni pa frike dhe pa hezitim duke sakrifikuar," tha Li, ndërsa i falënderoi trupat në emër të partisë dhe të qeverisë. Ai u kërkoi atyre të jenë të kujdesshëm gjatë kërkimit. (Leftion Peristeri)