Burimet zyrtare njoftuan në mbrëmjen e së dielës se, gjatë punëve të shpëtimit lidhur me rrëshqitjen e dheut në kontenë Shanyang të provincës Shaanxi, u zbuluan trupat e 7 viktimave. Punët e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.
Në mesnatën e 12 gushtit, në një zonë të banuar në kontenë Shanyang të provincës Shaanxi ndodhi një rrëshqitje dheu, si pasojë e së cilës shumë shtëpi u mbuluan. Deri tani janë shpëtuar 14 persona, kurse 57 të tjerë janë ende të humbur. (Wang Lei/Artan Goga)