Ish kryeministri japonez Yukio Hatoyama vizitoi një burg të epokës koloniale në Seul të Koresë së Jugut, të kthyer në muze. Kjo vizitë i paraprin deklaratës së pritshme të kryeministrit japonez Shinzo Abe në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Hatoyama tha se fjalimi i Abes duhet të përmbajë një falje publike.
" Fjalimi i Shinzo Abes duhet të përfshijë pushtimin kolonial të Koresë së Jugut nga Japonia si dhe pushtimin prej saj të disa vendeve, mes të cilave dhe Kina. Ai duhet të reflektojë dhe tu kërkojë falje publike këtyre vendeve. Shpresoj sinqerisht se Shinzo Abe do ta bëjë këtë nga thellësia e zemrës"
Në ish burgun japonez të Seulit mbaheshin qindra ushtarë dhe disidentë koreanë, të cilët më pas u vranë nga autoritetet japoneze. Japonia aneksoi Gadishullin Korean në vitin 1910, duke ruajtur kontrollin në të deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në 1945. (Eda Merepeza)