PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, kujdestarët për varrezat e dëshmorëve rusë
2015-08-12 15:01:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:烈士---Liè Shì---Dëshmor


Para më shumë se 70 vjetësh, mijëra pilotë dhe teknikëerdhën nga ish Bashkimi Sovjetik në Kinë për të luftuar së bashku me popullin kinez kundër agresorëve fashistë japonezë. Shumë prej tyre sakrifikuan jetë dhe eshtrat e tyre prehen në Kinë. Mbase ata nuk janë të njohur si pilotët e AVG-ut(Grupi i Vullnetarëve Amerikanë), gjatë këtyre vjetëve, por këta dëshmorë nuk harrohen nga populli kinez dhe varret e tyre jo vetëm janë në sistemim e sipër, por për to kujdesen qytetarët kinezë.

Wei Yingxiangu një 60 vjeçar nga distrikti Wanzhou i Chongqing-ut dhe e ëma Tan Zhonghui janë kujdesur për më shumë se gjysmë shekulli për varrin e pilotit ish-sovjetik Grigori Akimovich Kulishenko në Wanzhou.

"Z. Kulisheko ndërroi jetë në vitin 1939 pranë bregut të lumit Jance në distriktin tonë për të mbrojtur vendlindjen tonë dhe banorët vendës. Në vitin 1958, bashkia zhvendosi varrin e tij në distriktin tim. Që nga viti 1959, deri në 1977 nëna ime u kujdes për varrin e tij e më pas unë ", tha Wei Zhonghui.

Koloneli Kulisheko ishte komandant i formacionit të forcës ajrore ish-sovjetike në Kinë. Në vitin 1939, ai drejtoi dy formacione të avionëve bombarduese në Chongqing dhe ra dëshmor gjatë një beteje të ashpër. Për më shumë se 70 vjet për varrin e tij u kujdesën qytetarët kinezë. Vjet, tregimi i z. Wei dhe së ëmës u shfaq në një film me rastin e përvjetorit të luftës.

Në Kinën Verilindore ka edhe varre të dëshmorëve të tjerë ish-sovjetikë. Afër rrugës Wenhua të distriktit Zhongshan, në Dalian të provincës Liaoning, në një sipërfaqe toke prej mbi 1.25 hektar, ndodhen varrezat e dëshmorëve ish-sovjetikë në luftën kundër fashistëve japonezë. Për këtë varrezë kujdesen edhe banorët e zonës. Yi Xueliang, tashmë 80 vjeç vinte dhe kujdesej për këto varre për më shumë se 20 vjet pas daljes në pension në vitin 1993.

"Një aeroplan luftarak sovjetik që luftonte kundër pushtuesve japonezë u rrëzua për shkak të mbarimit të karburantit. Piloti dhe ndihmësi i pilotit u varrosën këtu. Piloti ishte vetëm 30 vjeç, duke lënë një vajzë që sapo kishte mbushur 3 vjeç. Në vitet 90'-të të shekullit të kaluar ajo mësoi rastësisht se në qytetin Dalian ku humbi jetën i ati ndodhet një varrezë e dëshmorëve sovjetikë dhe ajo erdhi ta vizitonte varrin e tij", shprehet i mallëngjyer zoti Yi .

Sipas të dhënave studimore dhe dokumenteve nga ambasada e Rusisë, pasi Kina fitoi Luftën kundër agresorëve japonezë, u ndërtuan qindra përmendore dhe varreza të dëshmorëve sovjetikë. Çdo varrezë është nën kujdesjen e popullit kinez. Z. Wei tha se e ëma është analfabete por ka zemër të bardhë dhe vendosmëri.

"Kujdesja e varrit të zotit Kulishenko është një punë monotone por kërkon shumë vullnet. Nëna tani është 88 vjeç dhe qëndron e shtrirë pjesën më të madhe të kohës, por në ndikimin e saj unë kur kam punë jashtë qytetit vij edhe të vizitoj varrine tij ", shtoi Wei. Ai tha se pasi të dalë në pension, do t'i kërkojë të birit dhe nipit të vazhdojnë këtë detyrë.

Kurse, duke folur për punën mbi 20 vjeçare, Yi Xueliangu shprehet me sy të përlotur se ai nuk kujdeset për këto varre në emrin e tij personal por të mbarë qytetit dhe vendit, duke shprehur nderim ndaj dëshmorëve të huaj që sakrifkuan jetën në Kinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China