Aktiviteti historik i organizuar nga Shoqata e Nxitjes së Bashkimit Paqësor të Kinës në Berlin të Gjermanisë, kujtoi katastrofën e shkaktuar 70 vjet më parë nga pushtuesit gjermanë dhe japonezë që u sollën popujve të Kinës dhe të mbarë botës humbje dhe dhimbje të mëdha shpirtërore.
Ceremonia e zhvilluar këtë vit synon kujtimin e historisë dhe njëkohësisht u bëri thirrje luftënxitësve të njihen me historinë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Ambasadori i Kinës në Gjermani, Shi Mingde, tha se 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania rilindi mbi rrënojat e luftës duke treguar sinqeritetin dhe përpjekjet e mëdha për të rifituar sërish besim dhe respektin e vendeve të ndryshme të Europës.
Njëkohësisht, Kina shpreson se fqinjët e saj do të mund të nxjerrin mësime nga historia duke marrë Gjermaninë si shembull. Do të përpiqen për rehabilitimin e dëmeve katastrofike që i sollën Kinës dhe popujve të tjerë të Azisë dhe t'i drejtohen seriozisht rrugës së paqes. (Vera/Leftion Peristeri)