Sipas njoftimeve të mediave vendore, pasi u arrit parimisht marrëveshja për raundin e tretë të ndihmës për Greqinë, qeveria gjermane u shpreh e përmbajtur dhe optimiste për situatën në këtë vend.
Sipas Jens Spahn-it, zyrtar i ministrisë gjermane të financave "qeveria greke ka bërë përgatitje për negociata serioze. Objektivi i qeverisë gjermane është që nëpërmjet marrëveshjes trevjeçare të ndihmës, Greqia të risigurojë me forcat e veta vendin që i takon në tregun botëror të kapitaleve ".
Spahn u shpreh se qeveria dhe parlamenti gjerman do të kontrollojnë me seriozitet përdorimin e fondit të ndihmës prej 85 miliardë eurosh, ndërsa pala greke duhet të qartësojë se si do të shlyejë borxhet në të ardhmen.
Të enjten qeveria greke pritet t'i dorëzojë parlamentit një projekt-ligj për votim për të siguruar miratimin e ministrave të financave të Eurozonës në mbledhjen e së premtes. Nëse projekt-ligji do të miratohet, Greqia do të fitojë këstin e parë të fondit para 20 gushtit, për të shlyer në kohë afro 3 miliardë euro borxhe ndaj Bankës Qendrore Europiane. (Zhang Yan) (Eda Merepeza)