Rajoni Autonom i Xinjiang-ut në Kinën Perëndimore do të përpiqet të krijojë disa nyja kryesore të korridoreve të informacionit hapësinor lidhur me Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.
"Informacioni hapësinor" pasqyron shpërndarjen hapësinore të njësive gjeografike, duke përfshirë edhe vendndodhjen gjeografike të elementeve të ndryshme natyrore, shoqërore etj. Xinjiang-u është një qendër e rëndësishme e korridorit të informacionit hapësinor të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Krijimi i sistemit të informacionit hapësinor do të luajë një rol të rëndësishëm për ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Korniza e korridorit të informacionit hapësinor të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit përfshin platformën e vëzhgimit satelitor të tokës, qendrën e shërbimit të të dhënave, si edhe projektet e ndërtimit infrastrukturor, të krijimit të sistemit të shërbimit, të promovimit dhe të përgatitjes lidhur me informacionin hapësinor. (Vera)