Në muajin gusht në Pekin Kina dhe Britania do të zhvillojnë dialogun strategjik mes tyre, bëri të ditur të premten në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.
Znj. Hua Chunying u shpreh se Kina dhe Britania kanë rënë dakord që më 13 gusht, këshilltari i shtetit i Kinës Yang Jiechi dhe ministri i Jashtëm i Britanisë Filip Hammond të kryesojnë në Pekin dialogun strategjik Kinë-Britani.
(Jiang Lei/Artan Goga)