PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Andrzej Duda betohet si presidenti i ri i Polonisë
2015-08-07 11:01:28 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ri i Polonisë Andrzej Duda mori zyrtarisht detyrën të enjten gjatë një ceremonie në parlamentin e vendit.

43-vjeçari Duda është presidenti më i ri i fundit. Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ai ritheksoi premtimet e bëra gjatë fushatës duke përfshirë uljen e moshës së pensionit dhe ngritjen e kufirit për taksimin e të ardhurave.

Ai theksoi nevojën e përmirësimit të politikës së jashtme për të shtuar gjallëri në platformën ndërkombëtare si dhe rritjen e angazhimit brenda Bashkimit Europian. Duda i bëri thirrje NATO-s që të përforcojë sigurinë ushtarake të Polonisë dhe të Europës Qendrore e Lindore.

Gjatë betimit të tij merrnin pjesë ish presidentët Bronislaw Komorowski, Aleksander Kwasniewski dhe Lech Walesa, mes 600 të ftuarve të tjerë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China