Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka paralajmëruar Japoninë "të mos ballafaqohet" me Kinën, gjatë takimit me homologun japonez Fumio Kishida në takimin për bashkëpunimin në Azinë Lindore që zhvillohet në Kuala Lumpur.
Mësohet se gjatë takimit dypalësh Wang Yi i ka thënë homologut se ky vit është i veçantë për marrëdhëniet kino-japoneze.
"Ky vit shënon 70 vjetorin e Fitores së Luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez, ndaj çeshtjet historike janë të pashmangshme. Jo vetëm populli kinez, por dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek me interes qëndrimin e Japonisë ndaj historisë."
Në të njejtën kohë ministri i jashtëm kinez shtoi se komuniteti ndërkombëtar po ndjek dhe qëndrimin ushtarak të Japonisë. (Eda Merepeza)