PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Guang Ming Ribao, "Statusi dhe roli i Kinës në Luftën Botërore Antifashiste"
2015-08-06 09:15:14 CRI Komenti juaj Printoni

"Guang Ming Ribao" ka publikuar artikullin me titull "Statusi dhe roli i Kinës në Luftën Botërore Antifashiste", me autor Hu Dekun.

"Kina ishte fusha e parë e betejës antifashiste dhe forca kryesore kundër trupave tokësore pushtuese japoneze, duke u kthyer në fushë-betejën kryesore antifashiste në Azi. Lufta antifashiste e Kinës zbrapsi pushtuesit japonezë dhe mbështeti luftën e vendeve aleate. Kina nxiti krijimin e koalicionit antifashist dhe mori pjesë në rindërtimin e rendit të ri ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore.", nënvizon artikulli.

Më tej artikulli thekson se ndonëse një vend jo shumë i fuqishëm në atë periudhë, gjatë Luftës së Dytë Botërore Kina luftoi me guxim kundër pushtuesve japonezë, duke kontribuar në luftën e aleatëve dhe në rendin e ri ndërkombëtar të pas Luftës, kur u krijuan organizatat e rëndësishme ndërkombëtare si OKB-ja etj. Fitorja e Luftës së Dytë Botërore u realizua me sakrificën e miliona kinezëve dhe qytetarëve të tjerë në botë. Mbrojtja e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore, mbrojtja e paqes botërore, zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, përbëjnë një përgjegjësi të përbashkët për Kinën dhe vendet e ndryshme të botës, përfundon artikulli i "Guang Ming Ribao".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China