PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekipi kinez i ndihmës mbërrin në Mianmar
2015-08-06 14:23:41 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekipi kinez prej 10 vetësh ka mbërritur në Yangon për të ndihmuar popullsinë e Mianmarit, të prekur nga përmbytje të mëdha, si pasojë e të cilave vdiqën 69 vetë dhe u prekën 250 mijë. Anëtarët e ekipit të shpëtimit "Qielli Blu", organizata më e madhe humanitare joqeveritare e Kinës janë i pari ekip ndërkombëtar i ndihmës i arritur në Mianmnar që do të veprojë në Shtetin Rakhine, një nga zonat e prekura më rëndë nga fatkeqësia natyrore.

Kreu i ekipit kinez Zhang Yong flet për gjendjen në Mianmar.

"Niveli i përmbytjeve sot është ulur, pasi uji po derdhet në det, por e kemi të vështirë të hyjmë në zonat e përmbytura më rëndë. Kemi sjellë pajisje ujore dhe mund të monitorojmë me varkë zonat e përmbytura. Nesër do të kontrollojmë zonat më të prekura për të ndërmarrë veprimet e duhura të shpëtimit."

Operacionet e shpëtimit të ekipit kinez që drejtohen nga ambasadori i Kinës në Mianmar Hong Liang janë përqëndruar në Shtetin Rakhine dhe rajone të tjera dhe vlera e ndihmës së akorduar është 300 mijë dollarë. Mësohet se një tjetër ekip ndihme nga Kina do të vendoset në rajonin qendror Magway brenda javës dhe një paketë shpëtimi do tu jepet familjeve më të prekura nga përmbytjet. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Ujitjes së Mianmarit mbi 850 mijë ha tokë bujqësore është nën ujë për shkak të përmbytjeve dhe Shteti Rakhine është më i prekuri. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China