Greqia mblodhi 1.3 miliardë dollarë nga shitja e bonove të thesarit me afat maturimi 6-mujor dhe interes të pandryshuar prej rreth 2.9 për qind.
Data përfundimtare e blerjes së bonove të thesarit është nesër.
E përjashtuar nga tregjet ndërkombëtare që prej vitit 2010, Greqia zhvillon një program shitjeje mujore të bonove të thesarit, si i vetmi burim që plotëson nevojat financiare.
Qeveria greke po vazhdon bisedimet me kreditorët e saj në lidhje me sigurimin e një kredie të re shumëmiliardëshe euro për të shmangur kolapsin financiar.
Athina shpreson të nënshkruajë marrëveshjen para 20 gushtit, ditë kur dhe duhet të shlyejë një këst të ri kredie ndaj Bankës Qendrore Europiane. (Raela)