Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon tha të mërkurën në Jiaxing të Kinës Lindore se dy ndërmarrjet skoceze që merren përkatësisht me tekstile dhe programe kompjuterike do të zgjerojnë biznesin e tyre në tregun kinez. "Kjo tregon që Kina ka dhënë më shumë besim për nivelin teknik të Skocisë në këto dy sektorë," thotë Sturgeon.
Sipas planit, kompania skoceze e tekstileve "J&D Wilkie" do të investojë 3 milionë paundë në Jiaxing për ndërtimin e një fabrike të re. Ndërkohë, kjo kompani do të mbledhë biznesin e saj të prodhimit të fijeve në një vend, për të shtuar konkurrueshmërinë.
Krahas kësaj, edhe kompania "Digimania" ka njoftuar se do të ofrojë trajnim mbi përdorimin e programit "3D Animation" me Akademinë e Artit dhe Dizenjimit të Shangait dhe do të krijojë një ndërmarrje të përbashkët me kompaninë e teknologjisë së internetit "Moyi".
Nikola Sturgeon tha se sektori skocez i tekstileve është bërë i famshëm nga produktet që preferohen nga e gjithë bota.
"Tekstili skocez është një kombinim perfekt i kreativitetit dhe risisë me cilësinë, këto janë tiparet që kërkojnë aktualisht ndërmarrjet dhe konsumatorët në Kinë," thotë Sturgeon. (Jiang Lei)