PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit zhvillimin e kredive konsumatore
2015-07-29 14:57:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 助力---Zhù Lì---Nxitje

Muajin e kaluar, qeveria kineze shpalli hapjen e tregut financiar për financat dhe kreditë konsumatore duke tërhequr kapitale të ndryshme në këtë fushë. Financat konsumatore pritet do të nxitin shtimin e konsumit të brendshëm kinez.

Zoti Wang bleu një celular në një supermarket dhe pagoi vetëm shumën fillestare. Në 10 muajt e ardhshëm do të shlyejë me këste shumën totale të produktit plus interesin duke paguar rreth 500 juanë në muaj. Ky supermerket ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me një kompani të financave të konsumit që u jep konsumatorëve shërbimin e pagimit me këste. Pas nxjerrjes së këtij shërbimi, vëllimi i shitjes në këtë supermarket është shtuar ndjeshëm. Pronari i tij thotë se se shumica e konsumatorëve që kërkojnë këtë shërbim janë ata me të ardhura të ulëta. Disa prej tyre nuk kanë kartë krediti ose limiti i kartës është i ulët.

Kompania e financave të konsumit është një institucion financiar jo bankar që u jep qytetarëve kredi në shuma të vogla. Këto kredi mund të përdoren në fushën e blerjes së mallrave, të arsimimit, të martesës, të turizmit etj. Në vitin 2010, shërbimi filloi si provë në katër qytete, ndërkohë muajin e kaluar, qeveria kineze shpalli përhapjen e shërbimit në mbarë vendin.

Pas shpalljes së kësaj politike, bankat tradicionale, kompanitë financiare, kompanitë e internetit etj., kanë shprehur vullnetin e madh për hyrjen në këtë treg me hapësirë të gjerë zhvillimi.

Zv-presidenti i kompanisë së financave "Baiqian" Kong Lingjun thotë se shansi i madh tregtar është shkaku kryesor i tërheqjes së këtyre ndërmarrjeve në fushën e financave të konsumit. Sipas të dhënave, vitet e fundit, vëllimi i kredive konsumatore në Kinë rritet çdo vit me mbi 20%. Parashikohet se deri në vitin 2017, ky vëllim do të kalojë 27 trilionë juanë. Tregu i financave të konsumit në Kinë ka prirje të madhe zhvillimi.

Me shtimin e pandërprerë të kompanive të financave të konsumit, ka lindur dyshimi për sigurinë e kredive të konsumit pa kolateral. Lidhur me këtë, specialistja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Zhao Ping thotë se sipas përmasave të tanishme të financave të konsumit, nuk pritet të ketë rreziqe të mëdha.

Së pari, sepse përqindja e financave të konsumit në Kinë është ende e ulët, së dyti sepse kompanitë e financave të konsumit i kontrollojnë rreptësisht kreditë që japin.

Por disa specialistë vunë në dukje se disa kompani të reja të financave të konsumit nuk i kuptojnë plotësisht rreziqet e tregut dhe synojnë vetëm zhvillimin e biznesit në treg. Ato duhet të krijojnë një sistem të fuqishëm të kontrollit të rreziqeve për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të sektorit të financave të konsumit. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China