Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) Mezentsev u shpreh të martën në Moskë se pas heqjes së sanksioneve ndaj Iranit nga OKB-ja, kjo organizatë do të shqyrtojë aplikimin e Iranit për anëtarësim.
Mezentsev e bëri deklaratën gjatë një forumi të mediave të vendeve anëtare të OBSH-së, ku theksoi se aktualisht Irani ka nisur një komunikim të ngushtë me OBSH-në në nivel qeveritar dhe insititucional.
Koha e anëtarësimit të Iranit në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait varet nga bisedimet midis tij dhe grupit të 6 fuqive botërore. Mentzev u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Iranin.