Ekspertë teknikë nga kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë janë tani në Athinë për bisedimet që do të hapin rrugën për borxhin e tretë të vendit.
Zëvendës ministri i financave i Greqisë, Dimitris Mardas deklaron se zyra e tij është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme për ekipin.
"Siç e dini, ne jemi zyra mbështetëse për ekipin negociator. Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe ne do të japim informacionin e nevojshëm për mbarvajtjen e procesit."
Pas kalimit në parlament të dy paketave të masave, Greqia është në rrugën e duhur për të filluar bisedimet me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, FMN-ën, si dhe fondin e eurozonës të shpëtimit dhe Mekanizmit të Stabilitetit Europian (ESM), për një kredi tre vjeçare me vlerë 86 miliardë euro për të mbajtur Greqinë në zonën e euros.
Bisedimet janë të hartuar për të pastruar rrugën për bisedime të niveleve të larta mes ministrave grekë, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë kësaj jave.
Ata do të fokusohen në çështjet si pensionet dhe reformat e tregut të punës.(Raela)