PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zonat e tregtisë së lirë të Kinës arrijnë suksese të dukshme
2015-07-28 15:10:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në prill të këtij viti, sipërfaqja e Zonës së Tregtisë së Lirë të Shangait u zgjerua nga 28.78 k㎡ në 120.72k㎡, ndërkohë që janë krijuar tre zona të reja të tregtisë së lirë, përkatësisht në Guangdong, Tianjin dhe Fujian. Gjatë këtyre tre muajve të fundit, katër zonat e tregtisë së lirë kanë ndërmarrë një varg nismash në fushën e transformimit të funksioneve qeveritare, të lehtësimit të tregtisë dhe investimeve, të risive financiare dhe të mbikëqyrjes. Këto masa kanë krijuar një mjedis të favorshëm ndërkombëtar, të orientuar nga tregu dhe ligjor, i cili është mirëpritur nga kompanitë.

Nga janari në maj, vlera e përgjithshme e pagesave ndërkufitare me RMB në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait arriti në 141.9 miliardë juanë, duke zënë 26.6 % të vëllimit të përgjithshëm të këtyre pagesave të Shangai. Zona e Tregtisë së Lirë e Fujian-it e ka zgjeruar aktivisht bashkëpunimin me Tajvanin. 24 banka tajvaneze kanë nënshkruar marrëveshje kleringu në RMB me 16 banka të pjesës kontinentale të Kinës, me një vlerë 35.7 miliardë juanë.

Sipas planit, katër zonat e tregtisë së lirë do të shërbejnë për strategji të ndryshme kombëtare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China