Bisedimet mes Greqisë dhe huadhënësve ndërkombëtarë mbi paketën e tretë të shpëtimit kanë nisur këtë të hënë në Athinë, por BE-ja ka kërkuar shtim të reformave, përpara se të disbursojë huatë e para për të mbajtur "gjallë" vendin helen buzë falimentit.
"Ekipet përfaqësuese të institucioneve huadhënëse janë tashmë në terren në Athinë," tha zëdhënësja e KE-së Mina Andreeva, gjatë një njoftimi të shkurtër.
Parlamenti grek ka miratuar dy paketa reformash të kërkuara nga kreditorët në këmbim të rifillimit të negociatave për paketën e tretë të shpëtimit me vlerë 86 miliardë euro.