Presidenca franceze nëpërmjet një deklarate për shtyp thekson se presidenti Hollande zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Poroshenko, lidhur me situatën në lindje të Ukrainës.
Në deklaratë thuhet se liderët e katër vendeve ndanë të njejtin mendim lidhur me tërheqjen e artilerisë së rëndë nga zona e konfliktit, respektimin e armëpushimit nga të gjitha palët si dhe krijimin e kushteve të grupit të vëzhgimit të OSBE-së në terren.
Deklarata shton se bashkëbiseduesit u ndalën dhe në çeshtje të tjera si energjia, situata rajonale dhe globale. (Vera)