Ambasada kineze në Australi e ka dënuar sulmin e dhunshëm nga separatistët tibetianë ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Sidnei.
Një grup prej rreth 30 separatistësh tibetianë hynë në oborrin e konsullatës gjatë një demonstrate të mërkurën pasdite.
Dhuna zgjati rreth pesë minuta para se policia lokale të ndërhynte, duke arrestuar 10 veta.
Zëvendëskonsulli i përgjithshëm Tang Ying u shpreh se i kanë kërkuar qeverisë australiane që të arrestuarit të ndiqen penalisht në bazë të ligjit.
Tang gjithashtu u shpreh se pala australiane duhet të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur sigurinë e ambasadës dhe konsullatave kineze në këtë vend.
Departamenti i Punëve dhe i Tregtisë të Jashtme i Australisë është shprehur në një deklaratë se qeveria australiane i merr seriozisht detyrimet e saj për të mbrojtur sigurinë e misioneve të huaja diplomatike e konsullore dhe dënon të gjitha format e protestave të dhunshme. (Artan Goga)