Numri i përdoruesve të internetit në Kinë arriti në 668 milionë deri në fund të qershorit të sivjetshëm. Lajmi u bë ditur në një raport të publikuar të enjten nga Qendra e Informacionit e Rrjetit të Internetit e Kinës.
Sipas raportit, në gjysmëvitin e parë të këtij viti, u regjistruan 18.94 milionë përdorues të rinj, ndërkohë në total Kinë numëron 668 përdorues interneti.
Numri i përdoruesve të internetit në lëvizje arriti në 594 milionë. Njëkohësisht, ndër përdoruesit e sapo regjistruar në fshat, celularët janë aparatet që përdoren nga 69.2% e tyre. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)