Ambasada e Kinës në Australi dënoi publikisht të enjten sulmin e dhunshëm të separatistëve tibetianë mbi konsullatën e përgjithshme në Sydney një ditë më parë.
"Ky është një sulm serioz ndaj institucioneve diplomatike dhe konsullore, i cili ekspozon plotësisht natyrën e dhunshme të separatistëve tibetianë," tha zëdhënësi i ambasadës kineze të enjten.
Të mërkurën pasdite, separatistët tibetianë sulmuan hyrjen e konsullatës së përgjithshme të Kinës në Sydney dhe ulën poshtë flamurin kombëtar kinez. Policia e New South Wales ndaloi 10 njerëz (pesë meshkuj dhe pesë femra).
Që nga viti 1959, Dalai Lama dhe separatistët e tij janë angazhuar në një seri incidentesh të dhunshme. Sulmi i së mërkurës mbi konsullatën e përgjithshme në Sydney është vetëm një tjetër shembull. (Leftion Peristeri)